07-10-2024

Detaje të reja për vdekjen e 20-vjeçarit nga Malisheva në Itali

Erion Morina, 20 vjeçar nga Kosova u gjet i vdekur sot në Itali.

Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë.

Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lum nga personi që kreu krimin.

Më pas, deri tek gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku, transmeton lajmi.net.

Mediat në Itali raportojne se karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione.

Asnjë koment

Comments are closed.