24-04-2024

Prizren: Nga një muaj paraburgim për dy zyrtarë të Komunës për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale SH.K dhe A.K. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Një ditë më parë janë arresruar dy zyrtarët e zyrës ligjore të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2020.

Sepse dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jokontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.