23-11-2024

Diaspora më 28 nëntor proteston për të çliruar përfundimisht Kosovën

Një grup i quajtur “Diaspora kundër Qeverisë së Korruptuar”, i shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar protestë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë më 28 nëntor të këtij viti.

Në postim ky grup thotë se diaspora duhet ta japë sërish kontributin e vet për ta çliruar përfundimisht Kosovën, transmeton kp.

“Me 28 nëntor, Kosova nuk ka asnjë arsye të festojë derisa të udhëhiqet nga njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar. Diaspora kosovare të organizohet dhe të jap kontributin e saj në këtë drejtim. Ky organizim nuk është i organizuar nga asnjë parti politike por thjeshtë nga kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët duan që ta japin kontributin e fundit për ta çliruar përfundimisht Kosovën”, thuhet në njoftimin e grupit, për të cilën edhe nuk dihet se nga kush është krijuar.

Asnjë koment

Comments are closed.