24-04-2024

Diaspora shqiptare bëhet me park të bizneseve në Malishevë

Për herë të parë nga sot bizneset shqiptare nga diaspora do të bëhen me park të bizneseve, që do të ndërtohet në komunën e Malishevës.

Në kuadër të konferencës ekonomike të diasporës shqiptare, sot në mbrëmje do të nënshkruhet memorandumi ndërmjet Unionit dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, MTI dhe Ministrisë së Diasporës për ndarjen e parcelës për parkun e bizneseve nga diaspora.

 

Bizneset nga diaspora e kanë mirëpritur këtë, duke thënë se sot Kosova po i hap dyert diasporës dhe  firmave shqiptare.

 

Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptare nga Gjermania, Vëllaznim Kelmendi thotë se parku do të jetë një ombrellë ose një autostradë e eksportit për prodhimet e bizneseve nga diaspora dhe Kosova.

Kelmendi nga kompania ‘Kelmendi. Gmbh, pohon se parku i bizneseve për diasporën që do të jetë mbi 50 hektarë sipërfaqe, do të jetë në funksion së shpejti për bizneset shqiptare.

“Këtë konferencë e bënë të veçantë vet pjesëmarrja e 300 firmave shqiptare nga Evropa, por ajo që unë sot e vlerësoi, është se për herë të parë ne sot po bëjmë Parkun e Biznesit në Malishevë, ku do të jenë mbi 50 hektarë. Për këtë falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë… Mendoj se me këtë park, sot Kosova po i hap dyert diasporës dhe firmave shqiptare. Ne kemi punuar me vite që të vijmë deri te kjo ditë që sot po bëhet realitet”, theksoi Kelmendi.

Edhe Skënder Xhakaliu nga kompania “Ecolog” në Gjermani ka mirëpritur parkun për bizneset shqiptare të diasporë, sepse sipas tij, synimet e bashkatdhetarëve janë t’i orientojnë investimet në Kosovë.

“Nevoja e diasporës çdo herë ka qenë që investimet të orientohen në vendlindje. Një lloj parku biznesor për të gjithë të interesuarit nga diaspora të cilët kanë nevojë, dëshirë, që të investojnë dhe ta kenë një hapësirë të veçantë, me kushte dhe infrastrukturë për ta etabluar biznesin e tyre në çfarë do forme qoftë, nga shërbimet dhe prodhimet”, thotë Xhakaliu.

Ish ambasadori në Gjermani, deklaron se marrëveshja për parkun tregon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u jepet mundësia dhe hapësira për investitorët nga diaspora.

“Besoj që me hapjen  mundësisë së  parkut, ekstra biznesor për diasporën do të kemi kompani edhe të huaja, të cilat janë të interesuara të bëjnë prodhime në vendin tonë. Të gjitha këto kompani vendore të cilat operojnë në vendet e ndryshme të Evropës sidomos në Gjermani kanë nga dy tre partner për bashkëpunim, dhe natyrisht është baza më e mirë e fitimit të besimit me partner të huaj si, gjerman, austriak dhe zviceran”, thotë ai.

Xhakaliu pohon se ka interesim për investime jo vetëm të bizneseve shqiptare të cilat ndjejnë edhe obligim që të investojnë në vendlindje, por tani ka interesim edhe nga kompanitë evropiane, sidomos gjermane.

Gjatë punës së tij si ambasador në mandatin gjashtë vjeçar në Gjermani, thotë se kon centrimi më i madh i punës dhe i dëshirës, ka qenë që të promovohet së pari Kosova, të arriturat e saj në aspektin ligjor dhe siguria e investimeve.

Asnjë koment

Comments are closed.