23-04-2024

Digjen duaj kashte dhe dëmtohet një autokombanjë në Mamushë

Në Mamushë janë përfshirë nga zjarri disa duaj kashte, një makinë për spërkatje si dhe është dëmtuar një autokombajnë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rastin e ka paraqitur dje një person, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve dhe policia

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri disa duaj kashtë, një makinë për spërkatje dhe i është dëmtuar një autokombajnë. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i zjarrfikësve dhe policia të cilët e kanë shuar zjarrin në tërësi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Bëhet e ditur se rasti është nën hetime. /Gazetaeprizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.