24-04-2024

12 persona nga Prizreni e Dragashi shoqërohen në polici

12 persona janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prizrenit.

Kjo pasi ata nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumica e të ndaluarve, 11 janë nga komuna e  Prizrenit, transmeton  Gazeta e Prizrenit.

Komunikata nga policia me rastet:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

 Rr. Adem Jashari, Prizren 12.05.2020-11:05. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

 Dragash, Prizren, 11.05.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Lubizhdë, Prizren, 12.05.2020-16:40. Janë ndaluar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Të dyshuarit  pas intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-16:00. Janë ndaluar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi  nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit  të dyshuarit  me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 Zojz, Prizren, 12.05.2020-14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

.Edi Durham, Prizren, 12.05.2020-21:35. Janë ndaluar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi  nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit  të dyshuarit  me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-22:40.  Njësiti policor kishte vërejtur se një  lokal është i hapur dhe duke punuar. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi  kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.