28-09-2024

Digjen tërësisht tre vetura në garazhën e një ndërtese në Emshir, 30 banorë marrin ndihmë mjekësore

Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë.

Tre vetura janë djegur në garazhën e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.

Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.

Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët.

“30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi për Klankosova.tv

Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr.

Asnjë koment

Comments are closed.