27-04-2024

Disa pjesë të Prizrenit ende pa ujë

Disa lagje të Prizrenit ende nuk kanë ujë të pijes, ndërkohë që Kompania “Hidroregjioni jugor“në Prizren, pos njoftimit në drekë për një defekt në gyp, më nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar, se çfarë po ndodh, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Për këtë nuk dihet se çfarë po ndodh dhe se kur pritet të riparohet defekt, për t’u normalizuar gjendja.

Gazeta është interesuar dhe po pret një përgjigje nga zyrtarët e kompanisë, të cilën për tu informuar do ta botojë pa humbur kohë.

Ajo që mund të thuhet është kohët e fundit janë shfaqur disa defekte dhe se ndërprerjet e tilla janë bukur të shpeshta

Ja njoftimi për defektin:

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët, se sot me daten 17.06.2019 në rrugën Enver Haradinaj tek Marashi është shkaktuar defekti ne gypin transportues fi 400 mm, për shkak të vjetërsisë së gypit të llojit Abez Cimento dhe pa furnizim të ujit kanë mbetur këto zona ?

• Lagjja Ralin
• Rruga Flamurit
• Lagjja Ortakoll
• Lagjja Bajram Curri
• Lagjja Arbana
• Jeni Mahalla
• Lagjja Jeta e Re
• Fshati Vlashne
• Burgu
• Stacioni i Policisë Alfa
• Gjykata
• Rr. De Rada

Punëtorët e kompanisë janë duke punuar dhe me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Asnjë koment

Comments are closed.