10-12-2024

Ja kur pritet normalizimi rreth furnizimit me ujë në Prizren?

Brenda tri-katër ore pritet të normalizohet gjendja ujë në disa pjesë të Prizrenit. Këtë e ka njoftuar drejtori i kompanisë Besim Baraliu.

Ai ka konfirmuar për “Gazeta e Prizrenit” se ekipet janë duke punuar për riparimin e gypit, defekti i të cilit prej drekës ka lënë pas ujë një pjesë të qytetit.

“Ekipet nga terreni na njoftuan se për dy orë pritet të riparohet defekti, por pastaj duhet edhe një kohë deri sa të mbushet  sistemi, në mënyrë që uji të arrijë tek konsumatorët”, tha ai për gazetën.

Ndërkohë në mungesë të tij, qytetarët i janë drejtuar disa krojeve të qytetit, si dhe qendrave tregtare për të siguruar ujë./GazetaePrizrenit.net/

NJOFTIMI për defektin:

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët, se sot me daten 17.06.2019 në rrugën Enver Haradinaj tek Marashi është shkaktuar defekti ne gypin transportues fi 400 mm, për shkak të vjetërsisë së gypit të llojit Abez Cimento dhe pa furnizim të ujit kanë mbetur këto zona ?

• Lagjja Ralin
• Rruga Flamurit
• Lagjja Ortakoll
• Lagjja Bajram Curri
• Lagjja Arbana
• Jeni Mahalla
• Lagjja Jeta e Re
• Fshati Vlashne
• Burgu
• Stacioni i Policisë Alfa
• Gjykata
• Rr. De Rada

Punëtorët e kompanisë janë duke punuar dhe me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Asnjë koment

Comments are closed.