Vetura përmbyset në afërsi të Piranës së Prizrenit

Një aksident ka ndodhur në mbrëmje në rrugën nga Pirana e Prizrenit në drejtim të fshatit Retijë të Rahovecit, transmeton “GazetaePrizrenit”.net”.

Një veturë e tipit “Mercedes benz” është përmbysur në shiritin e asfaltit.

Sipas një lexuesi të portalit “Gazeta e Prizrenit” që ka dërguar edhe foton në këtë rast ka vetëm  të lënduar dhe dëme materiale.

Rasti nuk është konfirmuar nga policia. Vetura ka targa të Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca.

Në këtë pjesë, sot pasdite ka pasur reshje të shiut dhe asfalti duket i lagur. /GazetaePrizrenit.net/