19-04-2024

Disa turistë grekë zgjodhën Prizrenin për të pritur Vitin e Ri

Pa shumë festime në sheshe e me një atmosferë të zbehtë që nuk i ngjau festës, qyteti i Prizrenit e ka shënuar fundin e vitit.

Të paktë ishin edhe ata që kishin zgjedhur ta kalonin natën e fundit të 2019-s në qendrën kryesore të Prizrenit, derisa punë nuk pati as nëpër lokale e kafene, raporton KTV.

Edhe pse lokalet e kafenetë tjera ishin të mbyllura, familja e Muzafer Kollanit kishte vendosur që fundin e vitit ta kalonte duke u shërbyer atyre pak vizitorëve që kishin dalë për t’i shijuar ushqimet tradicionale të këtij qyteti.

Familja Kollani ka traditë përgatitjen e ushqimit për Vitin e Ri.

Ndonëse, sipas Kollanit, 2019-a nuk ishte viti më i mirë për bizneset e këtij qyteti, për shumë arsye.

Mungesën e atmosferës festive në qytetin e vjetër të Prizrenit, e ndjenë edhe disa turistë grekë, të cilët, në Kosovë kishin ardhur për të shijuar fundin e dekadës.

Tasos Alevizos thotë se Kosova i ka lënë atij shumë përshtypje, duke nisur nga mikpritja e deri te ushqimet e kultura.

Me gjithë atmosferën e zymtë e pa gjallëri në sheshe, Alevizos u shpreh optimist se qytetarët e Prizrenit nuk do ta zhgënjejnë.

E kur ora shënoi ndërrimin e moteve dhe fundin e dekadës, qytetarë të Prizrenit nuk dëshpëruan, megjithëse në numër të vogël.

Me shumë fishekzjarrë e mjete të tjera piroteknike, qielli mbi kokat e tyre u ndriçua duke i shtuar gjallërinë që i mungoi qytetit përgjatë gjithë natës.

Fundi i 2019-s, për disa prej qytetarëve ishte vit suksesi, derisa për të tjerët ky vit nuk ishte më i miri.

Ata mbesin me shpresën se viti i ri do të jetë vit më i mirë për shqiptarët në përgjithësi, duke lënë anash inatet e krizat politike.

E më të lumturit nga festa në Prizren u panë të jenë turistët grekë, të cilët e shijuan ndërrimin e moteve dhe festën e fishekzjarrëve, duke mos e çuar huq rrugëtimin e gjatë që kishin bërë për ta përmbyllur fundvitin në Kosovë.

bërë për ta përmbyllur fundvitin në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.