Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 20 raste të lindjeve.
Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm dy raste, kjo shënon jo vetëm shtimin për nëntë fish të të porsalindurve, por edhe një shifër që ka munguar prej ditësh në këtë qytet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sa i përket gjinisë, numri më i madh i tyre janë djem, apo 13 sosh.
Karakteristikë edhe gjatë këtij 24-orëshi po ashtu është numri i lindjeve “cezariane” (me operim), që zakonisht vazhdon të preferohet së fundi nga nënat e reja, e që në total përbën 1/3 e lindjeve. /GazetaePrizrenit.net/