25-04-2024

Ditë Zie edhe në Prizren

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka shpallur ditën e sotme ( 24.03.2019) Ditë Zie.

“Me rastin e varrimit të tre anëtarëve të familjës Sope, që humbën jetën në aksidentin rrugor Prizren – Vërmicë, kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, ka shpallur Ditë Zie”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë rast Komuna e Prizrenit do të ndërpresë të gjitha aktivitet kulturore të planifikuara për këtë ditë si dhe do të vendos flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.

Kryetari Haskuka edhe një herë në emër të qytetarëve shpreh ngushëllime familjes Sope dhe gjithë të afërmve të viktimave.

Po ashtu edhe në Zhur, sot është Ditë Zie./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.