“Ditët e Struzhës” mundësojnë takimin e mërgimtarëve dhe rikujtimin e traditës
Në fshatin piktoresk, Struzhe është
mbajtur manifestimi tradicional, “Ditët e Struzhës”, në cilin kanë marrë pjesë shumë mërgimtarë e banorë të këtij lokaliteti, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ky aktivitet ka mundësuar jo vetëm për rikthimin e gjallërisë së dikurshme, por edhe për takimin mes vete të mërgimtarëve të shpërndarë nëpër vende të ndryshme.
Në këtë manifestim është shfaqur edhe një program i pasur me recitale, këngë, valle dhe shumë aktivitete edukative e sportive nga të rinjtë dhe fëmijët e Struzhës.
Atje ka qenë edhe minstri i Kulturës, Kujtim Gashi. Në shtëpinë e dikurshme të kulturës, ishin improvizuar edhe një Muze në të cilin ishin ekspozuar shumë veshje tradicionale, pajisje të ndryshme, artefakte të këtij lokaliteti dhe vegla për punë në bujqësi e blegtori, që janë përdorur dikur në këtë vendbanim.
Ministri Gashi ka thënë se është jashtëzakonisht i interesuar të mbështesë organizimet e tilla, të cilat ruajnë trashëgiminë, zakonet, traditat dhe të kaluarën tonë të pasur kulturore.
Me kthimin e mërgimtarëve, pos në qytet edhe në fshatra të rajonit të Prizrenit po mbahen aktivitete të ndryshme, kryesisht në kujtim të traditës sonë./GazetaePrizrenit.net