Djali e rrah babën në Suharekë, e bën për spital
Në Suharekë është arrestuar një person pasi kishte rrahur babain e tij, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje. Viktima ka raportuar se është sulmuar me grushte nga djali i tij, andaj ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.