23-11-2024

Djali i Demaçit: Baca Adem do të jetë më i qetë në një Kosovë të organizuar

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, në mbylljen e seancës komemorative për babanë e tij ka marrë fjalën.

Ai tha se babai i tij ka vdekur i qetë, por sipas tij, më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar. Shqiptari tha se kjo ishte dëshira e Bacës Adem, veprimtarit të çështjes kombëtare që i kaloi 28 vjet në burg.

“Baca Adem ka vdekur i qetë, gjithmonë i qetë do të jetë, por më i qetë do të jetë në një Kosovë të organizuar, kështu ka qenë dëshira e tij”, tha ai.

Pas seancës, nisënn homazhet që po mbahen në Kuvendin e Kosovës e që do vazhdojnë deri në orën 20:00./koha.net

Fotografia e Hoti Bajram

Asnjë koment

Comments are closed.