06-11-2024

Kurti: Kur shqiptarët s’kishin shkolla Demaçi ishte mësues, kur s’kishte ushtri ai ishte luftëtari

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari.

“Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut. I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, më këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha. Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit! Lavdi!”, ka shkruar Kurti në një postim të tij në Facebook.

Kujtojmë se në hollin e Kuvendit në orën 12:00 kanë nisur homazhet për Demaçin, të cilat pritet të zgjasin deri në orën 20:00./k.n/

Asnjë koment

Comments are closed.