25-04-2024

Djali i Ukshin Hotit: Dua ta di ku e kam babanë

Deputeti i PDK-s Andin Hoti, tha se kërkohet unitet dhe ka kërkuar nga subjektet politike që të lihen anash politikat ditore, inatet partiake dhe ti dalim zot vendit për atë që janë zotuar.

“Përveç që nuk shoh asnjë problem që presidenti të udhëheq dialogun natyrisht në koordinim me kuvendin mendoj që është njeriu më adekuat i mundshëm sepse i njëjti njeri ka udhëheq edhe kauzat tjera, ka udhëhequr edhe dialoget e tjera dhe ka dal i suksesshëm deri më sot”, tha Hoti.

Sipas tij, presidenti ka thënë se marrëveshja do të jetë e dhembshme dhe për këtë ka pas edhe reagime.

“Është normale të jetë e dhimbshme madje është shumë e dhimbshme të bëhet marrëveshje me armikun tënd. Është e dhimbshme sepse neve ende na mungojnë 1600 persona është e dhimbshme sepse të njëjtit na kanë vrarë, masakruar, është e dhimbshme sepse sot pas 19 vitesh sheh lot në sytë e nënave”, tha Hoti, duke shtuar se më e dhimbshme se kaq nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet dhe nuk do ta lejojnë të bëhet asnjëherë.

Ai ka kërkuar nga presidenti, kryeministri e Kuvendi, që pjesë e dialiogut të jetë zbardhja e fatit të personave të zhdukur.

“Të bëhet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë bazuar në të drejtën ndërkombëtare përfshirë konventën e Gjenevës. Zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë të vendoset si parakusht në dialogun Kosovë serbi dhe të bëhet pjesë e platformës shtetërore për dialogun”, shtoi Hoti.

“Kërkoj nga presidenti, kërkoj nga kryeministri edhe nga kuvendi ta fusin këtë pikë në dialogun me Serbinë dhe të jetë njëra ndër pikat e para që diskutohet në nivelin e lartë në nivel presidentësh. Unë dua ta di ku e kom babin, familjet duan ta dinë ku i kanë më të dashurit e tyre edhe 1652, kjo nuk guxon të kaloj në heshtje dhe pa këtë nuk ka kuptim asnjë marrëveshje që bëhet me Serbinë”, përfundoi Hoti./kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.