26-04-2024

Prokurimi i projektit të ujësjellësit në Dragash rikthehet në vlerësim

Vazhdimi i punimeve në ujësjellësin kryesor të Dragashit ka kohë që zvarritet, si pasojë e procedurave të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky aktivitet i prokurimit së fundmi sërish është kthyer në rivlerësim.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendimin për anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.

Ndërkohë i ka tërhequr vërejtjen e fundit menaxherit të prokurimit dhe Komunës së Dragashit për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës së tenderëve.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Ujësjellësi kryesor – vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar), iniciuar nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Dragashit.

Asnjë koment

Comments are closed.