Djali nga Suhareka e rrah babain për pronë

Për dhunë familjare është raportuar gjatë ditës së djeshme edhe në komunën e Suharekës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur babain e tij pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

“DHUNË FAMILJARE

Suharekë 18.08.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dhe kishte kanosur babin e tij viktimën mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/