18-04-2024

Djali vret babën në Prizren

Sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardania, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit, njofton për TV Prizreni, zëdhënësi i DRP në Prizren Shaban Osmanollaj.

Patrulla policore ka arrit në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thikë. Si pasoje e plageve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë.

Emergjenca, njësitet policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, njoftoi në fund zëdhënësi Osmanollaj.

Asnjë koment

Comments are closed.