25-04-2024

Kuvendarja Sinanaj: Ky pushtet s’po mund t’i vë në funksion as semaforët

Kuvendarja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Agnesa Sinanaj në mbledhjen e djeshme të këtij organi ka ngritur problemin e mosfunksionimit të disa semaforëve në qytet, duke shkaktuar tollovi në trafi.

Ajo tha se një problem tjetër i madh i kësaj qeverisje në Prizren po del edhe funksionimi i semaforëve.

“Nga 5 sosh 3 prej tyre nuk punojnë. Më problematiku, që po shkakton telashe e vonesa të shumta në trafik është semafori tek qendra tregtare Intereks.
Ka një kohë të gjatë që ai nuk punon. Në Prizren nuk po shihet dora e pushtetit. Të nderuar pushtetarë, edhe rregullimi i semaforëve është obligim dhe ndihmë për qytetarët, e jo vetëm ndihma të cilën e keni është orientuar për të ndarë mjete financiare e dru, e që siç po duket më tepër ka për qëllim blerjen e votës, se sa ndihmën e sinqertë ndaj atyre që kanë nevojë”, tha Sinanaj.

Asnjë koment

Comments are closed.