Policia: Vrasja në Prizren ndodhi në rrugë

Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeçsot në mesditë në lagjen Dardania në Prizren.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë për Express se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi. /Express/