23-11-2024

Djaloshi nga Prizreni që u raportua i zhdukur tenton t’i jap fund jetës pas sherrit në shtëpi, Policia zbardhë rastin

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë në Prizren, i cili ka raportuar se djali i tij 26-vjeçar është zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Gazeta Sinjali mëson se babai ka deklaruar se djali kishte dalë nga shtëpia në shenjë revolte pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali i zhdukuri gjatë kësaj kohe ka tentuar të vetëvritet duke e therur veten me thikë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar personi fillimisht është trajtuar në emergjencën e Prizrenit, dhe më pas është bartur për QKUK.

Policia konfirmon se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot më datë 09.04.2024 rreth orës 10:30 nga emergjenca e qytetit të Prizrenit policia është njoftuar se aty gjendet në tretman mjekësor një person i goditur nga thika. Policia ka shkuar në drejtim të emergjencës e aty është informuar se bëhet fjalë për një të ri mashkull, 25 vjeçar i cili ishte i raportuar si zhdukur që nga data 07.04.2024 në mbrëmje, kur ishte larguar nga shtëpia pas një debati familjar”.

“Nga familjarët e viktimës është deklaruar se djali i tyre ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e goditur veten me thikë. Viktima është jashtë rrezikut për jetë por është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, njoftoi Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.