Dje dhe sot: Rruga “William Walker” – Prizren

Derisa jë numër i madh i zyrtarëve komunal të Prizrenit, dje ka shpërndarë një foto të rrugës “William Walker”, përkatësisht segmentit nga ish-Bellona deri tek “ETC”, pas rregullimit të mini-rrethit ku ishte bërë edhe sinjalistika si “mburrje për punimet” dhe trafikun e shkarkuar,  sot shumë rrugë të Prizrenit kanë qenë të vërshuara nga uji, që dilte edhe nga pusetat, duke ngjarë edhe në “lumë”, pas të reshurave të shiut.

Një foto të gjendjes së rrugës së përmendur e ka postuar, sot pasdite asamblisti opozitar në KK të Prizrenit, Petrit Hoxha, ku shihet kolonë e gjatë e automjeteve. /Gazeta e Prizrenit /