25-04-2024

Krimet Ekonomike ngritin kallëzim penal ndaj zyrtarit të MPB-së që shfrytëzonte parkingun e ministrisë për “Rent A Car”

Krimet Ekonomike sot kanë ngritur kallëzim penal ndaj zyrtarit të Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Riza Alshiqit, i cili po keqpërdorte parkingun e ministrisë, duke e shfrytëzuar për biznesin e tij personal “Riza Rent A Car”.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se janë gjetur dëshmi se i dyshuari në vazhdimësi ka kryer veprën penale në fjalë “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur këtë pozitë që nga viti 2020.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Më 26.05.2023 hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas veprimeve hetimore në teren, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’,  kanë ngritur kallëzim penale në Prokuronin Themelore të Prishtinës,  kundër të dyshuarit R.A., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981).

I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘… Rent A Car’.

Me të pranuar informatën nga një medium publik, Prokuroria Themelore Prishtinë, ka autorizuar policinë për fillimin e hetimeve ndaj këtij të dyshuari.

Gjatë punës hetimore, policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari në vazhdimësie ka kryer ketë vepër penale nga viti 2020. Policia ka gjetur e sekuestruar prova për kryerjen e kësaj vepre.

I dyshuari është intervistuar, është iniciuar rasti si më lart dhe me aktvendim nga prokurori kompetent rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt

Lexo edhe:

Dje dhe sot: Rruga “William Walker” – Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.