Do të tronditeni kur ta shihni: Çfarë ndodhi me konkurrentin e ‘Britain Got Talent’?
Angli- Ankthi dhe frika ka përfshirë jurinë e ‘’Britain’s Got Talent’’ gjatë performancës së një prej konkurrentëve.
Eskapologu Andrew Basso doli në skenë për të perfromuar aktin e tij që është konsideruar si traumatizues dhe i frikshëm.
Basso u përqoq që t’i falte audiencës një performacë argëtuese teksa është ngjitur në një qeli torture uji. I lidhur me pranga, atij iu desh të shpëtonte veten me kokë poshtë në kutinë e xhamit.
Eskapologu iu drejtua gjyqtarëve të spektaklit: “Do të shpëtoj për dy minuta”. Më gjatë dhe nuk mund të dal i gjallë. Po rrezikoj jetën time, u shpreh 36-vjeçari.
Nga ana tjetër publiku filloi të shqetësohej dhe friksohej kur gjatë performancës së tij Busso u përpoq që ta hapte qelinë e xhamit të mbushur me uje.
Ndërsa kaluan më shumë se dy minuta, ai më në fund arriti që të dilte prej andej dhe të shpëtonte veten. Të katër gjyqtarët dhe publiku u ngritën në këmbë dhe duartrokitën performancën e tij.