26-04-2024

Nisin hetimet ndaj profesorit nga Prizreni i cili dyshohet për pedofili

Pas raportimit nga Emisioni ivestigativ nga Shqipëria ‘Piranjat ‘për rastin e pedofilisë në Prizren, Prokuroria themelore e Prizrenit  dhe Policia kanë nisur  hetimet

“Lidhur me videon që është shfaqur, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al.

I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Emisioni ‘Piranjat ‘ në ABC ka demaskuar një pedofil 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues. Për ta futur në kurthë, ‘agjentja’e ‘Piranjave’ ka hapur një adresë false në rrjete sociale, duke u shtirur si një adoleshente me emrin Kejsi.

Kaq ka mjaftuar që profesorI, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot të organeve të tij gjenitale.

Por superskuadra e ‘Piranjave’ për ta demaskuar profesorin pedofil, organizon një ‘ekskursion’ i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e ‘klasës’ në Prizren.

Sapo mbërrin në Prizren agjentja e ‘Piranjave’ prezantohet për herë të parë përballë profesorit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.,

Por rrugës nuk do të mungojnë surprizat, pasi agjentja kërkon të hyjë në një lokal për nevojat e saj, e ndërsa profesori qëndronte jashtë, nga lokali del gazetarja e ‘Piranjave’ Aida Topalli, e cila këtë herë i prezantohet zyrtarisht si gazetarja e emisionit investigativ.

Ndërsa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, iu vardisej vajzave adoleshente, profesori ka ikur si ‘lepur’, ndërsa kërkonte të fikeshin kamerat.

Asnjë koment

Comments are closed.