25-04-2024

Ky është ish-mësuesi nga Prizreni që po hetohet për pedofili, policia i shkon te shtëpia

Policia e Kosovës i ka shkuar në shtëpi ish mësuesit nga Prizreni, F.K. i cili po dyshohet për pedofili. Mësuesi në pension, F.K., është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët në  përgjigjen e tyre thuhet se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, i ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcneës.al.”, thuhet në përgjigjen e PK.

Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital.

Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

Policia thotë se zyrtarë policorë kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur aty.

“I njëjti nuk është  gjet në adresën e banimit”.

Pamjet mund ti shikoni duke klikuar në këtë LINK.

Asnjë koment

Comments are closed.