23-11-2024

“DokuFesti” me 90 filma të kohës dhe inovativë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër  “DokuFest” ka publikuar programin e plotë garues të filmave për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga data 7 deri me datën 25 Gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me Festival Scope dhe Shift72, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Në kumtesë, thuhet se janë gjithsej 90 filma të cilët vijnë nga 51 vende të botës do të konkurrojnë në 8 seksione garuese. Në mesin e tyre, gjenden edhe 8 filma të cilët janë pjesë e programit garues të ri TRUTH, për filmat mes zhanrit të dokumentarëve dhe gazetarisë hulumtuese. Jemi të kënaqur që një numër i filmave që janë në garë, janë ose premierë ose filma të dytë të filmbërësve, gjë që e bën përzgjedhjen e sivjetme një hapësirë për t’u eksploruar.

“Për më tepër, jemi jashtëzakonisht krenarë që këtë vit do të prezantojmë një film të një regjisoreje kosovare i cili është pjesë i garës ndërkombëtare për dokumentarë të gjatë, e që shënon herën e parë dhe një arritje në historinë 19 vjeçare të festivalit tonë. Të kohës, të rëndësishëm dhe inovativë, kështu do t’i përshkruaja disa nga filmat e programit garues të sivjetmë”, u shpreh Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit.

Edhe në këto kohë të vështira, DokuFest vazhdon misionin e tij për të sjellur më të mirën dhe më të shkëlqyeshmen nga fusha e filmit bashkëkohor tek audienca në Kosovë dhe më gjerë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.