Dokumentari i ri: Maradona dhe lidhjet me Camorran, e furnizonin me drogë dhe prostituta
Diego Maradona mori titullin e një gjeniu në futboll kur shënoi në finalen e Kupës së Botës në 1986-ën.
Por ky argjentinas shumë i dashur në mbarë botën kujtohet edhe për golin mashtrues të dorës së Zotit po në të njëjtën ndeshje ku edhe pas fshihej një mister i errët.
Për të kishin filluar të qarkullonin fjalët se ishte edhe një përdorues i rregullt i drogës.
Argjentina kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, goli i famshëm: ‘Dora e Zotit’
Një dokumentar i ri i regjisorit, Asif Kapadia nxjerr në dukje të vërteta të cilat nuk diheshin lidhur me varësinë e tij ndaj drogës.
Dokumentari tregon gjithashtu se si Maradona u përdor nga mafia për drogë dhe prostitucion.
Dokumentari është quajtur thjesht: Diego Maradona, filmi përmban imazhe të cilat nuk ishin parë kurrë më parë të këtij lojtari në kulm të suksesit të tij gjatë viteve që ai kaloi tek Napoli.
Nga festat e shfrenuara në përndjekjet me makinë në rrugët e Napolit, në festimet e vazhdueshme në dhomën e tij të zhveshjes, në lojërat e tenisit me të dashurën e tij, është një vështrim intim tek futbollisti më i diskutuar i të gjitha kohërave.
Maradona merrte drogë thuajse gjatë gjysmës së javës që kur përfundonte një lojë futbolli në Napoli.
Në një interist për Asif, Maradona, 58 vjeç tregon: “Nga e diela në të mërkurë festoja çdo ditë me kokainë. Kthehesha në shtëpi gjithmonë me drogë”.
Dhe më pas për ditët e mbetura deri të dielën e ardhshme ai qëndronte esëll dhe ushtrohej intensivisht për ndeshjen e radhës.
Bëri të njëjtën gjë për ‘Kupën e Botës’ në vitin 1986 kur Argjenina fitoi me një rezultat të habitshëm edhe për parashikuesit e ndeshjeve.
Përpara se të shkonte drejt Meksikës ai provoi me të gjitha mënyrat të shkëputej nga droga ose si e quante vetë pluhuri i bardhë.
Trajneri i Napolit e pranon se ishte vetë ai i cili iu jepte lojtarëve të tij nga një shishe të vogël urine pa drogë të cilën ta përdornin në momentin e testimit.
Diego Maradona me Presidentin e Napolit Corrado Ferlaino në qershor të vitit 1984
Madje dihet se Maradona njihet edhe për faktin se ka përdorur një penis fals prej plastike për të superuar testet e drogës të cilat bëhen rregullisht për futbollistët.
Ky penis është so në një muzeum të njohur në Buenos Aires.
E mbushte me urinën e pastër të njerëzve të tjerë dhe në këtë mënyrë kalonte çdo test me sukses.
Problemet për këtë futbollist legjendar filluan kur ai u bashkua me Barcelonën në një transferim prej 6 milionë dollarësh në vitin 1982.
Për një 21 vjeçar që është rritur në lagjet më të varfëra dhe më të këqia të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires ishte shumë e vështirë të mos i ‘përgjigjej’ një klithme pasurie si kjo mundësi me Barcelonën.
Filloi të frekuentonte masivisht lokalet më të mëdha dhe më të shtrenjta të vendit, kërcente me vajza dhe gra nga më të bukurat dhe madje hyri edhe në konflikt me klubin e tij të ri të cilët filluan ta akuzonin edhe për faktin se qëndronte zgjuar shumë orë gjatë natës dhe kjo ishte diçka kategorikisht e ndaluar për një futbollist profesionist si Maradona.
Këtu edhe provoi kokainën për herë të parë në jetën e tij.
Ka pasur lidhje me grupet kriminale napoletane, kamorristët dhe kryesisht ndihmohej nga klani i Giulianos, me të cilët pozonte në foto dhe përfitonte një orë shumë të shtrenjtë miliona dollarëshe në çdo rast që pozonte me ta dhe ndiqte eventet e tyre.
Thuhej madje se ishte Camorra e cila financoi transferimin e Maradonës për rreth 9 milionë dollarë përsëri tek Napoli, çka u mohua plotësisht nga presidenti i klubit.
Ai ka qenë mik i ngushtë me vëllezërit Luigi e Carmine të klanit Guliano dhe njëri prej tyre, Carmine i tha: “Çdo problem i yti është edhe problemi im”.
Ata i dërgonin Maradonës tabaka me drogë.
Diego Maradona pas arrestimit të tij për posedim të kokainës në vitin 1991
Maradona në vitin 1996 pas një pyetsori prej shtatë orësh nga një gjykatës që hetoi akuzat se menaxheri i tij personal, Guillermo Coppola, ishte pjesë e një unaze të trafikut të drogësLegjenda e futbollit Maradona me figurën e mafies Carmine Giuliano
1984: Martohet me të dashurën Claudia, dhe ata patën dy vajza. Dasmës i pasoi një transferim prej £ 6.9 millionë në Napoli – një tjetër rekord botëror – ku Maradona është mirëpritur në sezonin e para të klubit nga 75.000 tifozë./vloranews.al/