23-11-2024

Don Shan Zefi rikthen debatin a vdiq Ibrahim Rugova si katolik apo mysliman

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi ka thënë se Ibrahim Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Ka thënë se ish-Presidenti i Kosovës e adhuronte Kishën Katolike. Sipas tij, ish-Kryetari i LDK’së kishte respekt të thellë për Selinë e Shenjtë.

“Ka pasur pagëzim kulturor, ka pasur njohje për krishterimin. Ai e ka pasur krishterinim nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, ka thënë Shan Zefi.

“Adnan Merovci thotë se ka vdekur si mysliman? Nuk dua të polemizoj me Adnanin por se ka qenë shpirti i tij katolik, këtë se mohon as Zoti. Rugova kurrë nuk ka vdekur si mysliman. Unë kam qenë edhe në varrimin e tij pasi kam qenë anëtar i këshillit të varrimit dhe aty është thënë se Rugova nuk shkon as si mysliman e as si katolikë por si burrështetas. Ka pasur edhe mbështetjen time. Pasi është kryer varrimi hoxhallarët kanë bërë ato lutjet e tyre dhe janë shpërndarë në popull”, tha ndër të tjera Don Shan Zefi.

“Pagëzim kulturor kishte edhe me Pjetër Bogdanin. Në Paris ka mbrojtur disertacionin e dokoraturës me Bogdanin, dhe ai ishte i mishëruar me Imzot Pjetër Bogdanin. Ai e ka njohur rolin e Kishës Katolike. Nëse duhet të jemi të sinqertë ai e ka adhuruar Kishën Katolike. Ka pasur respekt të thellë për Selinë e Shenjtë. Letrat e tij kanë filluar dhe përfunduar me Papën”, tha ai në emisionin “Personale” te minuta e 48’të.

Asnjë koment

Comments are closed.