25-04-2024

Dalin pamjet e aksidentit tragjik, si parakaloi gabim dhe humbi jetën shoferi

Mëngjesin e sotëm, shoferi i identifikuar si Led Caka humbi jetën në Rubik, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Ai po drejtonte automjetin tip “Alfa Remo” kur tentoi të bënte një parakalim, i cili rezultoi i gabuar.

Si pasojë, u përplas me minibusin që po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë dhe drejtohej nga shoferi i identifikuar si K.M.

Nga fotografitë, vihet re se pas aksidentit, makina është përplasur me bordurat e rrugës dhe është ndarë në dy pjesë.

Ende vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik. Ndërkohë, tetë pasagjerë të minibusit janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kurbinit dhe Mirditës./noa.al/

Asnjë koment

Comments are closed.