Dorëhiqet Edmond Hoxha nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren
Edmond Hoxha, drejtori i deritanishëm për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit, nga sot nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të kryetarit Shaqir Totaj, pasi dega e AAK-së ka njoftuar për braktisje të koalicionit me PDK në Prizren.
Të dash qytetarë,
Bazuar në Vendimin e fundit të AAK-së dega në Prizren për shkëputje të koalicionit qeverisës në Komunën e Prizrenit, ju njoftoj se prej sot nuk do të jem në krye të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunen e Prizrenit.
Duke qenë se mandatin e Drejtorit e kam pranuar vetëm para 14 muajsh, sukseset e arritura do të ishin të pamundura pa angazhimin e sinqertë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë, Qendrës për Punë Sociale si dhe Shtëpisë Rezidenciale.
Prandaj, dua t’i falenderoj të gjithë për energjinë e treguar dhe mbështetjen përgjatë këtij rrugët