20-04-2024

Dorëzohet kallëzim penal ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Kompania Zona Park, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Kallëzimin penal kundër katër zyrtarëve komunal: shefit të prokurimit Isa Osmankaj dhe tre anëtarëve të Komisionit: Halil Likaj (kryetar i komisionit) Asim Kokaj dhe Laura Kelmendi (anëtarë) me dyshimet të bazuar se kanë kryer vepër penale duke e keqpërdor pozitën zyrtare.

Në Kallëzimin penal Kopmania Zona Park shpreh dyshimin e bazuar se “Duke vepruar në cilësinë e personave përgjegjës të autoritetit kontratktues, Komuna e Prizrenit, me 05.05.2020 e ka shpërblyer operatorin ekonomik, duke i tejkaluar autorizimet ligjore duke mos rrespektuar Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 dhe Ligjin e Punës Nr.03/L-212.

Njoftimi i plotë për media

SHKELËSIT E LIGJIT NUK KANË TË NDALUR EDHE NË PANDEMI, DORËZOHET KALLËZIM PENAL KUNDËR 4 ZYRTARËVE KOMUNAL TË PRIZRENIT

Kompania Zona Park, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren, Kallëzimin penal kundër katër zyrtarëve komunal: shefit të prokurimit Isa Osmankaj dhe tre anëtarëve të Komisionit: Halil Likaj (kryetar i komisionit) Asim Kokaj dhe Laura Kelmendi (anëtarë) me dyshimet të bazuar se kanë kryer vepër penale duke e keqpërdor pozitën zyrtare.

Në Kallëzimin penal Kopmania Zona Park shpreh dyshimin e bazuar se “Duke vepruar në cilësinë e personave përgjegjës të autoritetit kontratktues, Komuna e Prizrenit, me 05.05.2020 e ka shpërblyer operatorin ekonomik, duke i tejkaluar autorizimet ligjore duke mos rrespektuar Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092 dhe Ligjin e Punës Nr.03/L-212.
Kompania Zona Park si parashtrues i kallëzimit penal në këtë rast, ka aplikuar në tenderin me titull të kontratës: Sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit Lot-2, me numër të prokurimit: : 622-19-9525-2-1-1, nga i cili eliminohet kundërligjshëm. Me datë 03.03.2020, Zona Park ka bërë kërkesë për rishqyrtim Komunës së Prizrenit ku i refuzohet kërkesa për rishqyrtim si e pabazuar duke mos u përgjigjur fare në pretendimet ankimore, e cila vërtetohet edhe në bazë të vendimit nr.167/20 të OSHP-së. Me datën 09.03.2020 brenda afatit të lejuar ligjor Zona Park ka paraqitur ankesën në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), ku ankesa aprovohet si e bazuar.

Duke u bazuar në vendimin e OSHP-së, me të cilin vendim, eksperti shqyrtues i OSHP-së, të gjitha pretendimet e palës ankuese në këtë rast të OE N.SH.H “Zona Park”- Prizren i vlerëson të qëndrueshme dhe i vërteton si të bazuara.
Edhe pas vendimit të OSHP-së ku me vendim lëndën e kthen në Rivlerësim dhe me po të njëjtin vendim e pranon si të bazueshme ankesën e OE N.SH.H “Zona Park” – Prizren, përseri Autoriteti kontraktues i Komunës së Prizrenit në Rivlerësim, në kundërshtim flagrant me vendimin numër 167/20 të OSHP-së, me datë 05.05.2020, e shpërblen operatorin ekonomik të pa pergjegjshem i cili figuron ne mesin e borxhlinjve te ATK-së me çmimin e ofruar prej: 336,648.00 Euro.
Përmes Kallëzimit Penal Kompania Zona Park shpreh dyshim të bazuar se të njëjtit janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, të sanksionuara në nenet 414 dhe 415, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /GB

Asnjë koment

Comments are closed.