25-04-2024

Lajm i mirë:  Sot asnjë rast me Covid-19 nga Prizreni

Sot nuk ka pasur asnjë rast të infektuar jo vetëm nga Prizreni, por as nga rajoni ynë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Gjatë ditës së sotme janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërkaq njoftoi se sot është diagnostikuar një rast me koronavirus, ndërkaq janë shëruar 28 të tjerë.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga Komuna e Kamenicës, gjegjësisht në Poliçkë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 561 raste./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.