23-11-2024

Dorëzohet në Polici personi që e bleu armën e zyrtarit të AKI-së nga hajni që e vodhi në Prizren

Hajni që përfundoi në paraburgim për vjedhjen që e kreu në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Prizren, kishte arritur që armën zyrtare ta shes te një person tjetër. Ky i fundit tashmë ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari Menderes Kadri, armën zyrtare që e kishte vjedhur bashkë me çantën e zyrtarit të AKI-së e ka shitur për 200 euro te një 29-vjeçar, i cili po ashtu është futur në telashe.

Sinjali mëson se i njëjti është dorëzuar vet në Polici, ku është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Blerjapranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”. /GS

Lexo edhe:

Aktakuzë ndaj ish-prokurorit Metush Biraj për një rast për drogë

Asnjë koment

Comments are closed.