DP lëshon urdhëresë për policët, ndalohen postimet dhe komentet në rrjetet sociale
Një urdhëresë e lëshuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale.
Burimet e IndeksOnline brenda këtij institucioni kanë thënë se urdhëresa është lëshuar nga kreu i policisë pasi kishte informacione se policë të ndryshëm kishin komentuar nëpër rrjete sociale për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike dhe me pandeminë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka urdhëruar që të merren masa ndaj secilit zyrtarë policor që shkelë këtë urdhëresë.
Me këtë veprim, krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Urdhëresa u është dërguar të gjitha drejtorive, stacioneve dhe zyrtarëve policor në nivel vendi.
Rikujtojmë se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar edhe në të kaluarën ku pjesëtarët e policisë e kishin të ndaluar rreptësishtë të postojnë fotografi në rrejtët sociale me uniformen e policisë./IndeksOnline/