25-04-2024

Dr. Avdyli: Mjekët të zgjedhin “O spitalin privat, o atë publik”

Neurokirurgu Haxhi Avdyli, ka deklaruar që të ndalohet puna e mjekëve në institucione publike dhe private.
Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi ku Neurokirurgu Avdyli është anëtar ka propozuar që të zbatohet kjo ide pasi sipas tij nuk mund të ketë reforma në shëndetësi nëse mjekët vazhdojnë të punojnë në spitale publike paradite e pasdite në spitale private.

Ai ka vazhduar deklaratën e tij duke thënë se nuk mundemi me këtë gjendje të shëndetësisë, me pas përmirësim nëse vazhdojna me punu në sektorin publik dhe privat në të njëjtën kohë. E di që shumë kolegë të mi kanë me më kritiku pse po e ngriti këtë çështje, sepse na prek të gjithëve në xhep.Mendoj se tash me miratimin e ligjit të pagave, duhet të angazhohemi edhe për krijijmin e një fondi të performancës, kështu që do të jetë e pakuptueshme që ne si mjek të kërkojmë paga të larta në sektorin publik dhe në të njëjtën kohë të punojmë në spitale private.

Kirurgu Avdyli ka potencuar se më herët nuk ka qenë për këtë ide. Unë nuk e kam pas këtë mendim përpara, kam qenë sikurse ata doktorat që kritikojnë për këtë cështje, por me paga 540 euro ka qenë e padrejtë t’ia thuash mjekut mos shko në privat.Por me miratimin e ligjit për paga, krijimin e një fondi për performancë si dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore, duhet të ndahet edhe sektori publik nga ai privat sepse ndryshe nuk do të ketë reforma në shëndetësi. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta bërë këtë”, ka deklaruar Kirurgu Avdyli.

Asnjë koment

Comments are closed.