23-11-2024

Dr. Muqaj: Si u arratisën 20 ushtarë të plagosur të UÇK-së nga Spitali i Prizrenit? (video)

Në lokalet e ShKA “ Agimi “, është organizuar nga “Klubi Afarist Prizreni” një takim pune me rastin e shënimit të 20 vjetorit të aktiviteteve të Logjistikës së Qytetit të Prizrenit.

Organizatorët kanë ndarë mirënjohje për dhjetëra veprimtar, të cilat kanë vënë në rrezik vetveten dhe familjet e tyre në kohën më të vështirë për Kosovën, siç ishin vitet e fundit të shekullit të kaluar gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së. Në mesin e atyre të cilët u nderuan me mirënjohje , ishte edhe urologu i mirënjohur, Selman Muçaj.

Ai tha se ky aktivitet është i rëndësishëm për faktin se po kujtohen shumë njerëz që kontribuan në mënyra të ndryshme duke mbrojtur popullatën civile dhe duke ndihmuar UÇK-në. Mu në këtë ditë, mjeku Muçaj, kujton një rast për herë të parë gjatë peripecive të ndryshme të kohës së luftës në Kosovë dhe punës si urolog në Spitalin e Prizrenit.

Ai thotë se në vitin 1998 në Spital ishin sjellur nga soldateska armike 20 ushtarë të plagosur të UÇK-së në afërsi të fshatit Budakovë, të cilët në mënyrë spektakolare fal angazhimeve të mjekëëve dhe një pjese të stafit janë arratisur nga Spitali, për t’i shpëtuar kthetrave të armikut gjakatar.

Urologu Muçaj, tregon se si një ushtar i plagosur, para arratisjes, kishte tentuar që përmes çarçafit të lëshohet nga dritarja dhe të ik nga Spitali , sepse nuk dëshironte me asnjë kusht që i gjallë të qëndronte në duar të armikut.

Mjeku Muçaj, gjithashtu tregon edhe për një ngjarje të kohës së luftës, kur disa gra nga Nasheci, të cilat ai nuk i njeh, kishin bërë qepje të kamufluar, për të mos u hetuar materiali i përgatitur sanitar, për nevoja të spitalit ushtarak të UÇK-së në Lybeçevë, në verën e vitit 1998, rrëfen ai.

Ndryshe, gjatë këtij takimi janë shpërndarë mirënjohje nga organizatorët për shumë veprimtar të kohës, përfshirë edhe ata që nuk ndodhen në mesin e të gjallëve, ndërsa mirënjohjet i janë dorëzuar familjarëve të tyre./tvprizreni/

 

Asnjë koment

Comments are closed.