25-04-2024

Dragash: Kuvendi i bart 120 mijë euro për menaxhimin e situatës aktuale

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, të premten, kanë miratuar vendimin për bartjen e 120 mijë eurove me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar me virusin korona.

Në seancën e jashtëzakonshme zyrtarët e pushtetit lokal kanë pohuar se kjo shumë e mjeteve do të përdoret për përkrahjen e familjeve nevojtare, blerjen e materialeve mbrojtëse, si dhe dezinfektimin e hapësirave publike, shkruan KOHA.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, ka sqaruar se në propozim-vendim parashihet bartja e mjeteve në shumën e sipërpërmendur nga Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria për Buxhet e Financa.

“Këto mjete parashihet të shfrytëzohen vetëm për menaxhim të situatës për shkak të virusit COVID-19… Gjithë këto mjete parashihen për pako financiare, që kemi kërkesë nga një pjesë e qytetarëve tanë për shkak të rrethanave të krijuara dhe gjendjes sonë financiare. Por parashihen edhe për dezinfektimin e hapësirave publike dhe furnizimin me mjete mbrojtëse”, ka thënë Shabani, teksa u ka bërë thirrje këshilltarëve që ta përkrahin këtë propozim.

Asnjë koment

Comments are closed.