19-04-2024

Dragash: Vetura bie në humnerë, lëndohen lehtë katër persona

Policia ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Vranishtë të Dragashit një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë.

Si pasojë lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi.

Asnjë koment

Comments are closed.