24-04-2024

Drejtoria e Arsimit në Prizren kundër reprizimit të ekskursionit të nxënësve në Brezovicë

Paralajmërimet për përpjekjen e sërishme të një organizmi të nxënësve në Brezovicë, kanë bërë që drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, të bëjë apel tek prindërit për moslejimin e fëmijëve në përfshirjen e tyre “në aktivitete të jashtëligjshme”

“Gjatë ditës së djeshme më kanë njoftuar se gjatë kësaj fundjave, përkatësisht ditën e shtunë individë dhe organizata me origjinë të dyshimtë, po planifikojnë një organizim të jashtëligjshëm, i ngjashëm me atë të datës 22.12.2018, për shkuarje në Brezovicë”, njoftoi ai.

“Për të parandaluar pjesëmarrjen e nxënësve në këto organizime, sot më datë 07.02.2019 kam pasur një bashkëbisedim me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta të Komunës së Prizrenit, dhe kemi ardhur në përfundim: secili drejtor i shkollës të mbajë mbledhje me këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve për t’i njoftuar ata se këto organizime të paligjshme nuk do të kenë mbështeten e drejtorëve, mësimdhënësve të shkollave dhe DKA-së.

Drejtoria Komunale për Arsim, apelon tek të gjithë prindërit që të parandalojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto organizime. Këto organizime nuk kanë karakter edukativ dhe rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve, përkatësisht nxënësve”, thuhet në apel./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.