Driton Selmanaj takon shumë struktura dhe miq në Prizren
Kreu i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj përmes profilit të tij në “Facebook” ka njoftuar se gjatë kësaj të diele ka pasur takime të shumta me struktura dhe miq të mirë në Prizren.
Postimi i tij:
Mëngjesin e filluam me takim në nëndegën “2 korriku” me kryetarin e nëndegës, Fidan Krasniqi dhe një pjesë të kryesisë. Biseda dhe plane për shtrirje të LDK-së në sa më shumë familje prizrenase.
Takimin e dytë e patëm me veprimtarë të mirë në lagjen Kurilla. Në shoqëri të çajit diskutuam shumë gjëra që na lidhin me të ardhmen e Prizenit dhe ndryshimin e domosdoshëm që duhet të ndodhë.
Ditën e vazhduam me dy miqë të mirë në lagjen “Dardania”, Mahir dhe Enver Shishko, dy njerëz të mirë të kësaj lagje, të cilët po japin kontribut të veçantë në të mirë të lagjes.
Në mbrëmje vazhduam me takim me kryesinë e nëndegës “Jeta e Re”. Biseda të hapura për mobilizim që LDK-ja të jetë edhe më e fortë dhe e shtrirë në çdo shtëpi në qytetin tonë.