19-04-2024

Droga, arrestohet personi që posedonte disa qese me marihuanë në Prizren

Një person që kërkohej nga organet e drejtësisë në Prizren, është arrestuar pasi është kapur edhe  në posedim të paautorizuar të narkotikëve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë në rrugën  “Zekerije Rexha”, të Prizrenit, më  11.06.2019, rreth orës 06:00 është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe janë konfiskuar- 9 qese substancë të dyshuar narkotike-marihuanë, në peshë 8.29 gramë.

“I njëjti është arrestuar dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është informuar prokurori. / GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.