Dua Lipa dhe goli gërshërë i Bales, karakteristika e spektaklit të finales së kampionëve
Spektakli i kësaj finale mbeti nën hijen e performancës së Dua Lipës, që na bëri të ndihemi krenar. Një ndeshje jo aq spektakolare, por në dobi të Realit të Madridit të cilët e fituan lojën fal lëndimit të Salah dhe gabimeve fatale të Karius, portierit të Liverpul.
Këto i japin hije të tërë ndeshjes edhe pse po të analizohet ndeshja duket ndryshe. Deri në minutën e 10 çdo gjë ishte e barabartë me një presion të lehte të Liverpul, pas kësaj ishte dominimi total i Mbretërve të cilët kishin posedimin e topit pas minutës së 20 mbi 60% derisa ishte edhe Salan në lojë.
Vetëm deri në minutën 50 Mbretërit kishin realizuar 358 pasime kundrejt rivalit që kishte vetëm 159 pasime. Çelësi i triumfit të Mbretërve nuk ishte lëndimi i Salah, por papjekuria e portierit Karius dhe papërvoja e lojtarëve të Liverpul për ndeshje të tilla .
Duhet lavdëruar Dejan Lovren, por edhe mbrojtësit e Liverpul që Ronaldon e markuan bukur dhe nuk i lanë asnjë hapësirë, pothuajse gjatë gjithë lojës përveç dy tre rasteve, por edhe ato në çastin e fundit u evituan.
Goli i Bale ishte një shpërqendrim që i kushtoj mbrojtjes së Liverpulit , një gol gërshërë i cili i dha spektakelin e vërtetë kësaj loje finale. Reali në këtë edicion ka shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit dhe fal kësaj strategjie duke poseduar topin ka detyruar kundërshtarin të bëje vet gabime dhe të triumfoi lehtësisht.
Kjo i ka ndodhur edhe Bayern Munchenit kundër Realit, kur portieri i tyre pikërisht ndaj Benzema ka bërë një gafë e cila ishte vendimtare për eliminim. Kjo është kurora e 13 për Mbretërit dhe e treta radhazi, që është vetëm dy tituj larg rekordit të viteve 1956-1960 kur e fitoj 5 herë radhazi. Liverpul mbetet në 5 tituj të fituar./GazetaePrizrenit.net/