23-04-2024

71 kandidatë për drejtorë shkollash në Prizren, sot fillon intervistimi

Komisioni i përcaktuar nga Drejtoria Komunale për Arsim, për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave, ka përcaktuar datat e intervistimit për kandidatët që kanë konkurruar në këto pozita, ndërsa për 18 shkollat në konkurs do të intervistohen 71 kandidatë, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

Kjo fazë ka të bëjë me intervistimin me gojë të kandidatëve dhe do të mbahet nga data 28 deri më 31 maj 2018.

 

Në publikimin e emrave të kandidatëve del se më së shumti interesim ka pasur në shkollat e Ortakollit,  “Motrat Qiriazi” dhe në Dardani, për të cilat kanë aplikuar nga 7 persona.  Komisionit ndërkaq i duhet të përzgjedh në një konkurrencë më të ngushtë drejtorët për në shkollën e mesme të mjekësisë dhe atyre fillore në Zhur, në Billushë,  Piranë, e në disa fshatra më të vogla ku në konkurrencë janë kryesisht tre apo katër aplikues.

Do theksuar se ka disa raste kur i njëjti person ka shprehur interesimin të jetë drejtor në disa shkolla, për të cilat edhe ka aplikuar. Kjo shihet nga listat e publikuara.

 

Në disa raste, drejtorë aktual nga qyteti kanë aplikuar në shkollat e fshatrave, në këto raste, siç mësohet jozyrtarisht ata nuk është se duan të shkojnë atje, por kjo është bërë si ‘argatllëk’ për disa shokë të tyre, në mënyrë që konkursi të mos dështojë,  për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm prej 3 aplikuesish.

 

Pavarësisht së ende nuk ka filluar procesi i intervistimit, për të cilin është thënë se do të jetë transparent dhe do të zgjidhen ata që tregojnë sukses më të mirë, në disa shkolla tashmë kanë filluar të lakohen emra të përveçëm për drejtor,  “të cilët” atje e reklamojnë vetën si ‘të fortët e partisë”.

 

Konkursi për drejtorë të 16 shkollave fillore,  3 të shkollave të mesme dhe zëvendësdrejtorë të 2 shkollave fillore, ka qenë i hapur deri më 8 maj. Në 3 shkollat: në Planejë së Hasit, në Zojz dhe në Lubinje, konkursi do të përsëritet për shkak të mungesës së numrit të duhur të kandidatëve konkurrues./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.