27-01-2021

100.000 euro vidhen në një shtëpi në Prizren

Në orët e vona të mbrëmjes, policia në Prizren është njoftuar për një vjedhje të rëndë e cila ishte raportuar të ketë ndodhur në shtëpinë e një qytetari në fshatin Piranë.

Sipas raporteve hetimore të policisë rajonale,  thuhet se në intervalin kohor prej orës 20:20 minuta deri më 22:30 minuta dikush kishte hyrë në shtëpi dhe në një dhomë kishte marrë 100.000 euro dhe një qafore të artë, përcjell Koha.net.

Policia ka kryer procedurat në vendin e ngjarjes dha ka nisur me hetimin e rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.