26-09-2020

Vetëm 7 për qind të qirasë nga pronat komunale mbledh administrate e Prizrenit

Arkëtimi i të hyrave vetjake nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale vazhdon të jetë sfidë për pushtetin lokal të Prizrenit.

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2018, në këtë kategori të hyrave, Komuna e Prizrenit ka arkëtuar vetëm 7 për qind të mjeteve të planifikuara për tërë vitin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në raportin e realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2018 shkruan se Komuna kishte planifikuar që gjatë 2018-s të arkëtonte 700 mijë euro të hyra nga dhënia në shfrytëzim të pronave komunale, ndërkohë që në 3 muajt e parë ka arkëtuar afro 48 mijë euro, apo 7 për qind të planifikimit vjetor.

Shkallë e ulët e arkëtimit në këtë kategori të hyrave vetjake është evidentuar edhe vjet, pasi që sipas raportit financiar Komuna e Prizrenit kishte planifikuar që të arkëtonte 430 mijë euro, ndërkohë që ishin arkëtuar 112 mijë euro apo 26 për qind.

Gjithnjë sipas raportit financiar të vitit 2017, borxhet e papaguara nga operatorët ekonomikë në emër të shfrytëzimit të pronës së Komunës së Prizrenit në total arrin në 1.1 milionë euro

Asnjë koment

Comments are closed.