22-09-2024

Dubois një gjiganti i vërtetë – Kjo është shuma që ai dhe Joshua fitojnë nga meçi

Daniel Dubois ka shkëlqyer në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore mbëmë në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Përkundër që fitoi dhe siguroi titullin IBF, Dubois do të fitojë më pak se Joshua.

Raportohet se Dubois do të fitojë një shumë të garantuar prej katër milionë euorve, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shikimeve.

Ndërkohë, është thënë se Joshua do të marrë në shtëpi tetë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

Asnjë koment

Comments are closed.